Modelja shqiptare Angela Martini ka zbuluar për ndjekësit e saj një detaj nga jeta personale i cili lidhet me interesin e saj në Kabbalah.

Kabbalah është një traditë mistike hebraike që lidhet me përpjekjet për të eksploruar natyrën e fshehtë të Zotit, universit dhe ekzistencës njerëzore. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale modelja tregoi se e zbuloi këtë disiplinë në vitin 2012 dhe se për gjashtë vjet iu përkushtua studimit të saj në mënyrë intensive.

“E zbulova kabbalah në vitin 2012 dhe e studiova intensivisht për gjashtë vjet – ndonjëherë për 24 orë rresht. Dhe është ende pjesë e jetës sime sot”, shkroi ajo.

Martini citoi se përtej angazhimeve të saj në modë dhe jetës publike, prej vitesh i është kushtuar një dimensioni më shpirtëror dhe filozofik. Rrëfimi i saj ka ngjallur interes te ndjekësit për shkak të ndarjes së këtij interesi me ta duke e konsideruar si një eksperiencë personale të rëndësishme.