Paracetamoli gjatë shtatzënisë duket se ndikon negativisht mbi beben. Një studim mbi 14 mijë fëmijë e lidh pikërisht marrjen e paracetamolit nga nëna gjatë shtatzënisë, me një rrezik të shtuar të problemeve në sjellje si hiperaktiviteti, apo mungesë vëmendjeje, veçanërisht te djemtë.
Kërkimet e kryera nga Universiteti i Bristol janë bërë në kuadër të dyshimeve të mëparshme mbi efekte anësore dhe të dhënat shkencore shqetësuese në lidhje me përdorimin e paracetamolit nga gratë që do bëhen nëna. Probleme jo të vogla, duke nisur që nga shqetësime me frymëmarrjen, astmën dhe deri tek mënyra e sjelljes.
Gjithsesi nga vëzhgimet e kryera, kërkuesit specifikojnë se të gjitha këto probleme të pasqyruara tek fëmijët, fillojnë të zbehen deri në zhdukje në përfundim të shkollës fillore.
Autorët e studimit theksojnë se deri tani kanë vëzhguar lidhje mes dy gjërave, por është ende e vështire të specifikohet ekzistenca e shkak-efekt. Për konfirmime të mëtejshme, duhen kryer studime të tjera që të zgjasin edhe më tepër në kohë.