Mario Baloteli është përfundimisht i pandreqshëm. Sulmuesi italian, duket se nuk ndryshon kurrë.
Ai debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e Breshas në Serinë A, ndërkohë që gjatë një reportazhi të “SKY” nga dhomat e zhveshjes, Super Mario është kapur nga kamera duke tymosur.
Kujtojmë që skuadra e tij u mposht me përmbysje 1-2 nga kampionët në fuqi të Juventusit, të cilët morën përkohësisht kryesimin e kampionatit pas triumfit të djeshëm.





