Pas disa muajsh bisedime, klubi brazilian i Corinthians-it ka njoftuar se ka hequr dorë nga projekti për rinovimin e kontratës me sulmuesin holandez Memphis Depay, për arsye financiare. Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren holandeze ka reaguar ashpër, duke i akuzuar drejtuesit e klubit se “nuk kanë respektuar” një akord të mëparshëm, që parashikonte përfundimin e kontratës së tij në vitin 2028.
Futbollisti 32-vjeçar u bashkua me Corinthians-in në shtator të 2024-ës, pas një karriere të gjatë në Europë me PSV Eindhoven, Manchester United, Olympique Lion dhe Atletico Madrid.
“Ky vendim është marrë në mënyrë unanime vetëm në interes të anës financiare të klubit tonë, që kërkon një ekuilibër rigoroz dhe një administrim të përgjegjshëm të burimeve që disponojmë”, ka deklaruar Corinthians-i në një komunikatë për shtyp.





