Katër persona të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e sotme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në Papër në rrugën Elbasan – Peqin, ku u përfshinë 3 automjete.
Nga aksidenti humbi jetën 30-vjeçarja Jonida Kotorri, e cila jetonte në Tiranë, Fatushe Agolli, 68 vjeçe, Lumturi Hoxha, 58 vjeçe dhe shoferi Gëzim Kotorri, 55 vjeç shoferi i makinës.
Mësohet se një nga personat kishte mbetur i bllokuar në makinë dhe u desht ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.
Katër viktimat po udhëtonin drejt Elbasanit ku do të shkonin në një ceremoni mortore. Nga aksidenti ku u përplasën tre mjete, mbetën të plagosur edhe dy persona, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.





