Junajtid ka humbur ditën e djeshme 2-0 ndaj Uest Hemit dhe kjo disfatë nuk është pritur shumë mirë.
Situata e Ole Gunar Solskjaerit po vështirësohet në stolin e Mançester Junajtidit dhe nëse norvegjezi nuk do të përmirësojë rezultatet, nuk përjashtohet edhe shkarkimi i tij.
Sipas “Le10 Sport”, anglezët janë duke monitoruar situatën e Tomas Tuhelit te PSG. Pavarësisht se tekniku gjerman ka një kontratë deri në 2021 me kampionët e Francës, nuk përjashtohet një largim i tij në rast se PSG nuk do të realizojë pritshmëritë në Champions.
Por, për shërbimet e ish-teknikut të Dortmundit, Junajtid do të kishte edhe konkurrencën e Barcelonës, ku gjithashtu Ernesto Valverde i ka të lëkundura pozitat e tij pas startit me probleme të sezonit.





