Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako, e cila ka qenë përgjatë ditës së sotme në terren, për të inspektuar banorët e prekur në çdo Njësi Administrative nga tërmeti i fuqishëm i një dite më parë, thotë se do të vijojnë me intensitet edhe në ditët në vazhdim për të filluar më pas nga riparimet. 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryebashkiakja nuk lë pa falënderuar Erion Veliajn dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës për fondin prej 200 milionë lekësh të vjetër që miratuan sot për Bashkinë e Durrësit, për të ndihmuar në përballimin e pasojave të dëmeve që shkaktoi tërmeti.

Statusi i Sakos:

E gjithë vëmendja dhe përkushtimi jonë shkon sot për familjet e prekura nga tërmeti.

Evidentuam dëmet në cdo Njësi Administrative 
Do të vijojmë me intensitet në ditët në vazhdim për të filluar më pas nga riparimet. 

Një falenderim dhe për Erionin dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës për ndihmën e madhe financiare që po i mundësojnë Bashkisë Durrës 

Do ta kalojmë këtë situatë të gjithë bashkë.