Me hidhërim të thellë është përcjellë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Alvi Muhaxhiri.

Shkolla ku ai mësonte ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e saj për familjen.

“Me hidhërim të thellë e zemër të thyer mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur, Alvi Muhaxhiri”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Në këto momente të vështira, institucionet arsimore i kanë shprehur familjarëve ngushëllimet më të sinqerta, duke u uruar forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

“Kujtimi dhe buzëqeshja e tij do të mbeten përherë të gjalla në shkollën tonë”, thuhet më tej në mesazhin e ndarë pas lajmit të trishtë.

“U prehtë në paqe shpirti yt, Alvi!”