Nënkryetari i PD-së së Durrësit, Arlind Boshku, i cili ka ndjekur me vëmendje zhvillimet pas tërmetit, shpreh keqardhjen dhe indinjatën e tij lidhur me menaxhimin e situatës nga ana e Qeverisë Shqiptare ashtu edhe nga Bashkia, sa i përket qytetit të Durrësit, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit të fuqishëm.

Boshku thotë se pasditen dhe mbrëmjen e së shtunës, “Qeveria qante vetëm për Tiranën, u “ngritën” shtabe emergjencash në Tiranë që sipas informacioneve ishin veç për show mediatik edhe propagandë”.

Ndërsa në Durrës, Boshku thotë se Bashkia ka dështuar totalisht, “si nga ana emergjencave civile, si nga ana e Shtetit, si nga ana e deputeteve, 0 shërbim për qytetarët!”.

“Dje i gjithë qyteti i Durrësit ishte në rruge deri në orët e para të mëngjesit të sotëm të tmerruar nga ajo që përjetuan nga tërmetet e njëpasnjëshme, asgjë nuk u vu në shërbim të qytetarëve, as stadiumi Niko Dovana, as shtëpitë e pushimit të qeveritarëve në Iliria, as kavalishenca e Rendit, as kavalishenca e Ministrisë së Mbrojtjes në Plepa-Durrës. Të gjitha këto që përmenda u hapën sot në drekë pas orës 12!

Për çfarë na duhen sot???”, shkruan nënkryetari i demokratëve, i cili e mbyll reagimin e tij me gjuhë të ashpër: “Ky është Shteti ynë i dashur propagandistik, të përmbledhur në një fjalë, PLEHRË”.