Presidenti Ilir Meta zhvilloi mbëmjen e sotme një takim në Prefekturën e Durrësit ku u njoh nga afër me të dhënat paraprake lidhur me dëmet e shkaktuara nga dy lëkundjet e forta të tërmetit 5.8 dhe 5.5 ballë. Kreu i Shtetit tha se duhet të ruhet qetësia dhe të evidentohen të gjitha rastet me prioritetin e duhur.

“Të ruajmë qetësinë dhe të jemi të vëmendshëm ndaj mediave dhe me strukturat vendore. Për të bashkëpunuar ngushtë me ta dhe njëkohësisht për të ndjekur situatën me gatishmëri dhe me vëmendja maksimale. Unë u njoha nga prefekti për punën që po bëjnë në terren dhe është e rëndësishëm që të evidentohet cdo dëmtim dhe të certifikohen pasojat. Mendoj se jemi  në kushte e një vigjilence të vazhdueshëm, sepse jetojmë në një rajon problematik.Unë besoj se tani është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme  të punohet me një koordinim efikas me strukturat dhe me komunitetin”- tha Meta.

Ndërkohë prefekti Roland Nasto bëri një rezyme të dëmeve në të treja bashkitë e qarkut dhe nënvizoi se të gjitha strukturat shtetërore janë në gadishmëri.