Kryetarja e Grupit të Demokratëve në Parlament, Rudina Hajdari e ka quajtur zhgënjim vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin.

Hajdari shkruan në Facebook, se Gjykata dështoi të bënte historinë duke dhënë një dënim të papërfillshëm, ndërsa drejtësia sipas saj, tregoi që është ende në presionin e politikës.

"Ndërkohë që gjykata dështoi të bënte histori me një dënim të papërfillshëm, drejtësia tregoi se është ende nën presionin e politikës.

Duket si një hap i sforcuar për gjykatën me vendimin “shërbim prove” për një zyrtar të lartë, por që në të vërtetë zhgënjeu një popull të tërë", shkruan Hajdari.