Pas Ambasadës Amerikane, së fundmi ka reaguar edhe ajo britanike për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Tahiri.

Ambasadori britaik, Duncan Norman shkruan në Twitter se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po maturohet por sipas tij, dështimi për ta dënuar Tahirin për akuza më serioze nxjerr në pah rëndësinë e implementimit të Reformës në Drejtësi’.

"Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po maturohet. Por, dështimi për të dënuar për akuza më të rënda ngre pyetje dhe shfaq rëndësinë e implementimit total të Reformës në Drejtësi", shkruan ai.