Paraditen e sotme, në kalatën numër 4 është bregëzuar anija turistike “TO CALLISTO”, e cila ka sjell 36 turistë të huaj, kryesisht gjermanë.
Pas disa orë qëndrimi në Durrës, anija do të lundrojë drejt Portit të Vlorës.
378 jahtë turistike janë ndalur në Portit e Durrësit deri më tani, thuajse i njejti numër me atë të jahteve që kanë mbërritur në Durrës gjatë gjithë vitit 2018.
Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe personeli i jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit tonë.