Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas letrës së kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur si ofertë të pasinqertë letrën e dërguar ditën e sotme, ku kërkohej një takim me partitë opozitare për reformën zgjedhore.

Basha tha se letra e Ramës është provokim, dhe se Reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me kryetar ish-ministrin Damian Gjiknuri.

"Sot prioritet është zgjidhja e krizës, kriza ekonomike nuk zgjidhet vetem me krizën politike, zgjidhja e krizës politike është prioritet absolut i PD opozitës së bashkuar, krizën nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë, ato s’janë përgjegjëse per Kajmakun, Babanin, Pjetrin, as për vjedhjen e votave në zgjedhjet moniste të 30 qershorit.

Ndaj zgjidhja e krizës politike dhe për lajmin pozitiv që duam nga BE, duhet të vijë vetëm përmes vulnetit politik, s’mund të fshihemi pas letrave e fletërrufeve politike, as pas provokimeve, se nese reforma zgjedhore vjen me ftesë nga Damian Gjiknuri që është i dyshuari kryesor në dosjen 184, le të ftojnë edhe Ymer Lalën, dhe Enver Bajrin, Emiljano Shullazin, Avdylajt se kjo është një tallje, një provokim për të gjithë shqiptarët.

Opozita ka përgatitur një platformë për reformën zgjedhore, një transformim të thellë politike ta cojë vendimarrjen te qytetarët shqiptarë, dhe e dyta të krijojë mekanizmat me anë të cilave kurrë më mos përsëritet një situatë e tillë që të kapen institucionet.

Në këtë kuadër opozita po përgatit platformën. Pra po, ne jemi të vendosur dhe reforma zgjedhore ka rëndësinë e saj por zgjidhja e krizës kërkon vullnet politik, provokime të tilla, përfshirja në reformn zgjedhore e nje te dyshuari, tregojnë mungesën e vullnetit politik", tha Basha.