Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç do të zhvillojë sot një takim me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Bërnabiç do të qëndrojë dy ditë në Berlin, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.
Në prag të takimit, Bërnabiç tha se vizita kishte për qëllim forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Gjermaninë, e cila sipas saj është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik dhe politik të Serbisë.