Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në konferencë e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë tha se momenti i hapjes në negociatave është shumë afër.
Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor është për të mirën e të gjithëve, pasi do të krijohej stabilitet dhe nuk do kishte më rrezik për ndikime nga të tjerë.
“Po i afrohemi gjithnjë e më shumë i këtij momenti. Unë kam qenë i mendimit që të çelen negociatat si me ju dhe me Maqedoninë e Veriut, kjo lidhur dhe me progres raportin e Këshillit. Po aq i rëndësishëm është dhe fakti që anëtarësimi i rajonit është në interes të të gjithë Europës, pasi nuk do të ketë Europë stabël pa integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, ishte deklarata e Tusk.





