Një indian është rrahur nga dy gratë e tij pasi u përpoq të martohej në mënyrë të paligjshme me një grua të tretë. S. Aravind, i njohur si Dinesh u martua për herë të parë në vitin 2016, por vendosi të martohej fshehurazi me një grua të dytë në fillim të këtij viti.

Mirëpo ai donte sërish të martohej por hera e tretë nuk i eci pasi e zbuluan dy gratë e tij, të cilat e dhunuan fizikisht dhe më pas u kthyen në shtëpinë e prindërve të tyre.

26-vjeçari nuk u rrah vetëm nga dy gratë e tij, pasi edhe disa burra aty pranë që u bënë dëshmitarë të ngjarjes filluan ta godisnin. Ata e shkelmojnë dhe godasin me grushte derisa ai shtrihet në tokë duke kërkuar mëshirën e tyre. Më pas Dinesh u arrestua nga policia.

Poligamia, vepër që dënohet me burg në Indi u shpall e jashtëligjshme në vitin 1956 për të gjithë qytetarët hindu, megjithatë myslimanët ende lejohen ligjërisht të kenë disa gra.