Dy shitës biletash për anijet turistike janë konfliktuar në zonën e Skelës, ku të dy ushtrojnë aktivitetin e shitjes së biletave për turet turistike me anije.

Pas konfliktit, njëri prej tyre, Edmond Gorishova, dyshohet se ka goditur me thikë shitësin tjetër, Dhimo Thominin, duke e plagosur lehtë.

I dëmtuari është transportuar drejt Spitalit të Vlorës, ku sipas mjekëve plaga ka rezultuar sipërfaqësore dhe jashtë rrezikut për jetën.