Vijojnë ndryshimet në Autoritetin Portual Durrës. Në krye të Burimeve Njerëzore dhe Promocionit është emëruar Marsida Demiri (Tabaku), post ky i mbajtur më herët nga Kestrin Mataj.
Siç njofton zyra për shtyp, Demiri vjen në këtë pozicion pas një eksperience mbi 10-vjeçare në Administratën Shtetërore, ndërsa prej më shumë se 1 viti ka mbajtur pozicionin e Përgjegjëses së Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës pranë APD-së.
E diplomuar për Juridik, e martuar dhe nënë e një vajze, Demiri do të drejtojë një prej 7 drejtorive në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës
"Këto ndryshime në strukturën drejtuese dhe ato të varësisë vijnë në vazhdën e riorganizmit dhe rritjes së efiçencës së menaxhimit të Autoritetit Portual Durrës", thuhet në njoftim.