Shkaku i krijimit të varësisë nga kokaina është një gen. Përdorimi i vazhdueshëm i kësaj substance ndikon në modifikimin e një geni duke e bërë atë më aktiv, pikërisht në një zonë të trurit që është përgjegjëse për memorjen dhe të kuptuarit.

Sipas studiuesve, kur ky gen është aktiv, truri i një personi të varur nga droga ka lidhje më të forta si me substancën, ashtu edhe me rrethanat dhe mjedisin ku merret, gjë që kujtohet dhe rikujtohet vazhdimisht nga personi.

Studimi është kryer nga Universiteti i Michigan dhe është publikuar në revistën shkencore Neuroscience. Ekperimentet janë bërë mbi kaviet në laborator dhe kur studiuesit kanë bllokuar modifikimet e këtij geni përgjegjës që e kanë quajtur FosB, ateherë nuk verifikohej lidhja mjedis-drogë, duke sjellë edhe mungesën e varësisë.

Studime të mëtejshme do të realizohen në këtë sektor pasi nëse do të rikonfirmohen të dhënat e deritanishme, do të jenë të rëndësishme për zhvillimin e terapive të reja dhe efikase kundër varësisë ndaj drogës.