"Sea Cloud" rikthehet për herë të katërt në portin e Durrësit, 2279 turistë që nga fillimi i këtij viti.

Veliera "Sea Cloud" më 61 turistë të huaj në bord, nga SHBA, Argjentina, Paraguaj, Gjermania, Italia dhe Kanadaja është ndalur sërish në Durrës, duke mbyllur kështu edhe turet e vitit 2019 në portin më të madh të vendit.

"Sea Cloud" është bregdëzuar mëngjesin e së dielës dhe ka qendruar për rreth 12 orë në portin e Durrësit, ndërsa ka vijuar lundrimin drejt Sarandës, qytetit tonë jugor.

Ndërkohë që deri më 10 nëntor në kalatat e portit më të madh të vendit do të akostohen edhe kroçerat "Nautica", "La Belle de L'Adriatique", "Sirena", "Amera" dhe "Silver Shadow".

13 kroçera/veliera me 2279 turistë kanë vizituar portin e Durrësit që nga fillimi i këtij viti, ndërsa numri i jahteve të madhësive të ndryshme në të njejtën periudhë arrin shifrën 347.