Hudhra e zezë mund të duket si diçka që duhet të heqësh qafe nga kuzhina jote. Por në disa vende është në të vërtet e dobishme dhe madje përdoret nga restorante të nivelit të lartë, për të përmirësuar shijen e ushqimit.

Ajo vjen nga hudhra e rregullt e ekspozuar ndaj temperaturave të larta, për një periudhë prej tre deri në katër javë. Ky proces e hudhrën në ngjyrë të errët.

Hudhra e zezë është përdorur gjerësisht në pjatat e këndshme dhe të ëmbla. Disa kuzhinier e përdorin këtë përbërës unik në mish dhe ëmbëlsira për aromë shtesë.

Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajlanda janë ndër vendet që kanë përdorur prej kohësh hudhrat e zeza për gatim. Por ajo ka marrë vëmendje në të gjithë Azinë dhe SHBA-në gjatë viteve të kaluara.

Përfitimet shëndetësore të hudhrës së zezë duken të ngjashme me ato të papërpunuara. Por hudhra e zezë përmban sasi më të larta të antioksidantëve dhe jep një shije dhe aromë tjetër.

Hudhra e zezë është gjithashtu një burim i mirë i kalorive, proteinave, fibrave, hekurit, vitaminës C dhe kalciumit, sipas DrAxe.com.