Aknet
Aknet shkaktohen nga arsye nga më të ndryshme si dieta e varfër ushqimore, përdorimi i produkteve të gabuara estetike dhe larëse, si dhe ndryshimet hormonale.
Çrregullime të menstruacioneve
Ashtu si lodhja, edhe çrregullimi i ciklit menstrual mund të jetë rezultat i disa faktorëve, si stresi, probleme me tiroidet, nivelet e ulëta të estrogjenit ose sindroma policistike e vezores.
Rënia e flokëve
Rënia masive e flokëve jo gjithmonë është e lidhur me regjimin ushqimor apo përdorimin e shampove të gabuara, ajo mund të vijë edhe si rezultat i çrregullimeve hormonale.
Ndryshime të madhësisë së gjoksit
Ndryshimet e madhësisë së gjinjve janë të lidhura drejtpërdrejt me mungesën e estrogjenit, ndërsa niveli i lartë i këtij hormoni shkakton gjendra dhe ciste.
Lodhje e vazhdueshme
Çrregullimet hormonale janë shkaktarët e mudnshëm të ndjesisë së vazhdueshme të lodhjes. Nëse ndiheni e lodhur edhe në qoftë se keni fjetur 8 orë të plota gjumi, kjo nënkupton se nivelet e progesteronit janë shumë të larta. Këshillohuni me një mjek dhe bëni një analizë gjaku.
Djersitje e tepërt
Është mëse normale që gjatë verës të dehidratoheni dhe djersini më shumë se zakonisht, por nëse vini re se vazhdoni të djersini në mënyrë të pakontrolluar shkaktarët e vërtetë janë hormonet.
Qime në vende të ndryshme të trupit
Ndërkohë që ju bien flokët, mund të vini re edhe një rritje të pashpjegueshme të qimeve të zeza rreth thithkave, në duar, fytyrë ose pjesë të ndryshme të trupit. Përgjegjësit e vërtetë janë hormonet
Gjendja e luhatur emocionale
Femrat i njohin shumë mirë ditët kur duket sikur gjithçka shkon ters, ndihen të lodhura, të mërzitura, të trishtuara dhe pa kurrfarë entuziazmi. Kjo gjendje emocionale që bëhet më e fortë gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë dhe menopauzës shktohet nga çrrgullimet hormonale.