Dy aktorët e famshëm turk, Beren Saat dhe Kıvanç Tatlıtuğ kanë vendosur sërish të rikthehen në një serial të ri, por këtë herë në Netflix.
Sipas mediave turke, Beren dhe Kivanç janë ndër të parët aktorë që janë propozuar për tu bërë pjesë e një seriali që do të jepet në Netflix. Deri më tani thuhet se seriali do të ketë në fokus dashurinë dhe do të nisë në verën e vitit 2020, ndërkohë që pritet të jetë gati për publikun në verën e vitit 2021.





