Tifozët e Birmingham City do të kenë mundësi të zgjedhin për pije edhe një produkt të ri, i cili është me vaj kanabisi, e për të cilën skuadra e tyre është bërë partnere për shitje.
Tifozët e Blues nuk kanë patur shumë raste për të brohoritur vitet e fundit, duke mos arritur të përfundojnë mbi vendin e dhjetë, në shtatë sezonet e fundit.
Por ata janë të gatshëm të jenë pjesë e industrisë së pijeve pasi njoftuan një partneritet 12 mujor për një pije që do të dalë në shitje brenda stadiumit dhe zonave të korporatave, shkruan "The Sun".
Ian Dutton, zyrtari kryesor tregtar në Birmingham, ka thënë: “Ne jemi të kënaqur që jemi një nga klubet e para që jemi partnerë me markën CBD Drinks”.
“Si një klub ne gjithmonë kërkojmë të jemi inovatorë dhe të krijojmë industri të para me programin tonë të partneriteteve”, tha ai.





