Olti Curri njihet si një nga blogerët me ironi therëse dhe kritik ndaj vipave apo figurave publike.
Ndryshe nga herët e tjera, kur sjell në vëmendje vetëm kritika, këtë herë ai ka publikuar një foto, në të cilën shfaqet me Monika Kryemadhin dhe Grida Dumën, në plazhin e Jalit, ku shkruan: Në qoftë se do që diçka të thuhet, kërkoja një burri. Në qoftë se do që diçka të bëhet, kërkoja një gruaje..”.
Krahas fotos së publikuar me Gridën Olti shkruan: “Durrsakët”. Blogeri njihet për miqësinë me Kryemadhin, ndërsa si durrsak me Gridën i lidh qyteti i përbashkët. Por mund të themi se kjo është hera e parë që i shikojmë kaq pranë njëra-tjetrës politikanet tona.





