Mungonte vetëm zyrtarizimi, por tashmë edhe ai ka ardhur. Alexis Sanchez është futbollisti më i ri Interit.
Sulmuesi kilian është transferuar te zikaltrit në huazim të thjeshtë nga Manchester United, ndërkohë që paga e tij vjetore do të ndahet mes dy klubeve me Interin që do ta paguajë 5 milionë euro neto 30-vjeçarin, ndërsa 7 milionë të tjera neto Nino Maravillës do t’ia paguajë United.
Me afrimin e Sanchez, Interi kompleton sulmin duke u përforcuar me një tjetër lojtar shumë cilësor pas Romelu Lukakut, që gjithashtu erdhi nga Manchester United.





