Pavarësisht mosmarrëveshjeve shekullore mes Serbisë dhe Shqipërisë, një imazh që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, po përcjell një mesazh krejt tjetër.

Në foto shfaqet flamuri shqiptar dhe ai serb, të stampuar në dy peshqirë plazhi të vendosur mbi shezlonge, në një pishinë në Beograd.

Fotoja është publikuar nga gazetari Idro Seferi, ndërsa është vlerësuar si nga shqiptarët, ashtu edhe nga serbët.

Në shumë prej komenteve, qytetarët e të dyjave vendeve shprehen se është një foto shumë e bukur dhe se dy vendet i ndan më shumë politika. "Pishina në Beograd…është e nxehtë për të gjithë", shkruan gazetari.