Steve Jobs ishte një sipërmarrës dhe themeluesi i kompanisë më të madhe në botë APPLE po ashtu dhe aksionari mazhoritar i Pixar, anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Walt Disney pas blerjes së tij të Pixar, themeluesi dhe kryetari i CEO dhe NeXT. Ai ndërroi jetë në datën 5 tetor të vitit 2011, por ka diçka që po na habit dhe po trondit gjithë rrjetin duke na bërë të dyshojmë për vdekjen e tij.
Një fotografi e postuar në rrjetet sociale të një personi që ka ngjashmëri të frikshme me Steve Jobs ka ngjallur teori të çuditshme konspirative, që aludojnë se themeluesi kryesor i Apple është ende gjallë dhe fshihet në Egjipt.
Fotoja në fjalë, e cila u publikua të shtunën në Reddit, është bërë mjaft virale në rrjet, duke u shpërndarë me shpejtësi.





