Prej ditës së hënë në portin e Durrësit është akostuar në kalatën nr.4, jahti luksoz "IRA".
Nga APD mësohet se ekuipazhi i cili përbëhet prej10 personash, ka planifikuar ndalesë disa ditore në qytetin e Durrësit.
Super-jahti ka gjatësi rreth 42 metër dhe mban flamurin e Ishujve Marshall.
Familja e biznesmenit ukrainas po shijon bregdetin dhe qytetin turistik.
Gjatë muajit gusht në kalatën nr. 4 të portit të Durrësit janë ankoruar 70 jahte dhe motoskafe turistikë.
Ndërkohë, nga fillimi i muajit qershor në portin më të madh të vendit janë akostuar 264 jahte dhe motoskafe.