Një tjetër tragjedi në punë, këtë herë në San Giuliano Milanese, Komunë në provincën e Milanos.
Një punëtor 39-vjeçar humbi jetën, pasi ra nga 12 metra lartësi nga çatia e një shtrese ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të ditës së sotme, në një ndërtesë në rrugën Via Bolsena, në fshatin Sesto Ulteriano.
Sipas informacioneve paraprake që raportojnë mediet lokale, 39-vjeçari shqiptar me iniciale E.S, ishte në majën e strukturës, kur ra rreth 12 metra, rënie që qe fatale për të.
Në vendin e ngjarjes shkuan ekipet e ambulancës dhe një helikopter, por për të nuk kishte asgjë për të bërë.
Policët lokalë ndërhynë në depo, duke kryer të gjitha kontrollet e nevojshme për të rindërtuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.





