Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Vlorës pasi kundërshtoi me dhunë policinë.

Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë shtetasi F.M. është baues në Bishan të Vlorës.

I riu u arrestua në lagjen "Kushtrimi", pasi ushtroi dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë pas një debati që nuk dihen shkaqet. 

27- vjeçari do të ndëshkohet për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".