Një djalë 8-vjeçar gjerman i mori makinën nënës së tij dhe eci me 140 km/h përgjatë një autostrade. Nëna e djalit telefonoi policinë në orën 00:25 duke i njoftuar se djali i kishte marrë mjetin tip VW Golf, i cili ishte me kamje automatike.
I mituri u gjet nga nëna e tij me makinën e parkuar përgjatë autostradës A44 pranë qytetit të Soest, rreth 8 km larg shtëpisë së tij. Ai kishte parkuar automjetin dhe kishte ndezur sinjalet e rrezikut, duke siguruar zonën me një trekëndësh paralajmërues.
Kur foli në polici pas incidentit, djali tha: "Unë thjesht doja të ecja pak me makinë", ndërsa rrëfeu se ndaloi makinë sepse nuk u ndie rehat gjatë kohës që po ecte në autostradë.
Policia raportoi se 8-vjeçari është informuar mbi rreziqet për drejtimin e makinës gjatë natës dhe se ai nuk do përballet me asnjë akuzë penale.





