Rreth 2,4 milion tonë mallra të ndryshme janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.
Shifra është 13 përqind më e lartë se sa volumi i mallrave të përpunuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në APD.
Gjatë 7 muajve të parë të këtij viti nga anijet dhe tragetet e akostuara në Durrës janë përpunuar 273 mijë tonë më shumë se sa në periudhën janar-korrik 2018.
Vetëm nga anijet tregtare janë përpunuar 1,851 mijë tonë mallra, me një rritje prej 15 përqind krahasuar me janar-korrikun e vitit të kaluar, ndërsa nga tragetet janë përpunuar 547 mijë tonë mallra, ose 5 përqind më shumë.