Dy makina "Benz" janë përplasur me njëra tjetrën çka ka shkaktuar vdekjen e dy personave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër.

Informacion paraprak

Në datën 20.08.2019, rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër, është përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.