Dëshira për tu bërë pjesë e ushtrisë, ka detyruar një 23-vjeçar të presë për herë të parë flokët e tij pas 15 vitesh.
Salt Lake City Army Recruiting Battalion publikoi një video të momentit kur Reynaldo Arroyo nga Riverside, Kalifornia, pret flokët e gjata.
Arroyo u shpreh se ishte zhvendosur në Missoula dhe se ishte shumë i emocionuar që do rekrutohej në ushtri.
Por para se ta bënte këtë duhej të priste flokët në mënyrë që pamja e tij të përputhej me kodin e striktë të ushtrisë për stilin e flokëve të burrave, ku thuhet se nuk duhet të prekin jakën e këmishës, të mbulojnë vetullat apo veshët.





