Mbështetësit e opozitës janë përplasur me policinë para ambienteve të Bibliotekës së Universitetit.

Kryetari i PD në Shkodër, mësohet se ka ftuar mbështetësit të hyjnë brenda drejt sallës ku po konstituohet Këshilli Bashkiak, por ky “skenar” ka hasur në rezistencën e forcave të policisë, në drejtim të të cilëve janë hedhur shishe uji.

Fillimisht protesta e PD-së në Shkodër ka nisur e qetë, por më pas situata është tensionuar dhe protestuesit janë përplasur fizikisht me Policinë e Shtetit.

Nga ana tjetër, Maxhoranca vijon procedurat për konstituimin e këshillit edhe pse protestuesit kanë tentuar disa herë të hyjnë brenda ambienteve të Bibliotekës.