Arrestohet një 29-vjeçar nga Durrësi, u kap me 400 gram hashash. Policia e Durrësit ka vënë në pranga të riun F.Bega, banor i lagjes nr.18.

Bega është arrestuar nga efektivët e policisë pasi i është kapur një sasi kanabis sattiva e ndarë në qese, gati për shitje. Në momentin që ka mbërritur policia, i riu e ka hedhur lëndën narkotike nga pallati ku banonte.

Në pamundësi për të hyrë në apartamentin e 29-vjeçarit, policia ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.

Dy efektivë janë futur në koshin e makinës së zjarrfikëses dhe me të janë ngjitur deri në ballkonin e 29-vjeçarit, ku dhe kanë bërë arrestimin e tij.