Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar dyshohet se i ka shpërthyer një lëndë artizanale plasëse në dorë, teksa po peshkonte.
Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë.
65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





