Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnje, ku sipas informacioneve të para, një 47 vjeçar, në gjendje depresioni është hedhur nga pallati, duke humbur jetën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku dyshohet se është hedhur nga parmakët e shkallëve të një pallati shtetasi V.K, 47 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante dhe kurohej nga sëmundja e depresionit. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.