Qytetarët durrsakë do të kenë mundësi të shijojnë gjatë fundjavës një nga produktet më cilësore dhe më me traditë në Durrës, akulloren.
“Akullore si dikur” është festa lokale që do të organizohet të shtunën dhe të dielën, në orën 19.00, në sheshin “Liria”.
Ky panair, që synon të kthehet në një traditë të bukur në qytetin bregdetar, do të mbledhë në qendër të Durrësit, kompanitë më të njohura të prodhimit të akullores në qytetin bregdetar, si dhe bletërritësit, që do të prezantojnë mjaltin dhe nënproduktet e tij.
Ky është edicioni i dytë i “Akullore si dikur” dhe është një panair që organizohet nga bashkia e Durrësit, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit.
Postimi i ministrit Blendi Klosi:






