Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Mëoshet se i arrestuari është L. L., banues në fshatin Shtoj i Vjetër të Shkodrës. 38-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të K. Rr., i cili ka qënë duke punuar në autolavazhin e tij.

Ndërkohë, gjatë ndjekjes nga policia, 38-vjeçari i cili akuzohet për “Vrasja me dashje, mbetur në tentative”, e ka hedhur armën e tij në lumin Buna.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Qëllon me armë në drejtim të një shtetasi, kapet autori, në kohë rekord, nga policia e Shkodrës

Nga strukturat e policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u arrestua në flagrancë shtetasin L.L, 38 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Mesditën e sotme, shtetasi L. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen Skënderbeg, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtatasit K.Rr., i cili ka qënë duke punuar në autolavazhin e tij.

Personi i arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, gjatë ndjekies nga Policia,  ku vijon puna  për gjetjen e saj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentative”.