Një makinë e transportit të vlerave monetare ka marrë flakë rreth orës 15:00 të ditës së sotme pranë Ministrisë së Drejtësisë në kryeqytet.

Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar shtëllunga tymi në të gjithë zonën, por për fat të mirë ato janë neutralizuar në kohë.

Në momentin kur ka marrë flakë në automjet nuk ka pasur para, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Në vendngjarje u gjendën edhe forcat policore të shtetit.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes në fjalë.