Një banuese në Athinë është dorëzuar në Policinë e Gjirokastrës pasi akuzohej për mashtrim. Arta Noni është e dorëzuara, dhe po ashtu nën hetim është vënë edhe Leonidha Zaho.
Këta persona akuzohen se i kanë marrë një shumë prej 20.000 eurosh Etleva Canos, banuese në Libohovë.
Mashtrimi ishte bërë në vitin 2012 dhe paratë nuk i ishin kthyer më Etleva Canos. Në këtë mënyrë, Cano kishte bërë një kallëzim ndaj Arta Nonit dhe Leonidha Zahos për mashtrim.





