Një peshkaqen i vogël, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve gjatë paradites së kësaj të marte në afërsi të zonës së Rradhimës në Vlorë. Peshkaqeni i kapur është 1.5 metra i gjatë dhe nuk është i rritur plotësisht.
Lloji i këtij peshkaqeni nuk konsiderohet si i rrezikshëm për jetën e njerëzve, megjithatë shfaqja e këtyre specieve në detin tonë shfaq një shqetësim te pushuesit.
Sipas peshkatarëve që kanë kapur këtë peshkaqen, shfaqja e tyre në afërsi të Gjirit të Vlorës, vjen dhe për shkak të ngrohjes klimatike.





