Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë në një kanal te “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit. "BalkanWeb" raporton se viktima Florian Selimi, rezulton person me precedent penal për vjedhje.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë mjetin tip "Reno" të shkatërruar, me një gomë të hequr dhe kofano e hapur.

Ndërkohë, pak metra më tutje u gjet edhe i riu i pajetë, ndërsa në fyt kishte plagë nga goditja e thikës, që ka rezultuar fatale për të. Po ashtu mësohet se i riu e përshkonte çdo ditë këtë rrugë.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.