Aktori i njohur hollivudian Woody Harrelson, në një intervistë me Esquire, foli rreth eksperiencës që kishte kaluar gjatë një darke të sikletshme me Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania Trump.
Aktori i nominuar për disa çmime të ‘Oscar’ kishte marrë rol në shumë filma, por darka me presidentin duket se ka qenë prova më e vështirë e tij si një aktor.
Gjatë bisedës, Woody tregoi se ishte detyruar nga biseda e tmerrshme e Trump që të dalë në terracë të restoranit për të ndezur një cigare marijuanë që të mund t’i bënte ballë monologut të Trump.
"Kam ardhur përmes Hollivudit, kështu që kam parë narcizistë. Ky djalë ishte përtej kufijve. Më iku truri”, tha aktori i cili shtoi se ndjeu keqardhje për partneren e Trump, Melania, e cila u përjashtua plotësisht nga biseda për darkën që përfshinte edhe Guvernatorin e atëhershëm të Minesotës, Jesse Ventura.
“Në një tryezë me katër persona ku për secilin duhet të ndahet një 25 përqindësh i kohës, Melania e cila atëherë nuk ishte zyrtarisht gruaja e Trump mori 0.01 përqind, unë mora një përqind guvernatori tre dhe gjithë pjesa tjetër i takoi presidentit Donald".
Aktori hollivudian: Piva marijuanë për të duruar bisedën e Trump
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mediat sociale vështirësojnë formimin e opinionit të lirë dhe të informuar
Ministria e Jashtme: Po ndiqet me prioritet rasti i Baki Goxhajt, pritet asistencë konsullore në Izrael
Lamallari: Plan operacional për parandalimin e zjarreve, rishikim i gradave dhe trajtimit financiar për zjarrfikësit
Vrasja e të fortit të Elbasanit, flet anëtari i familjes rivale: Një plumb më goditi në krah





