Një grua është verbuar pasi i dashuri sekret i burrit të saj homoseksual e ka sulmuar me acid në fytyrë.
Glory Cuerda, 27 vjeçe, filloi të takohej me John Rey Garay, 30 vjeç, dhe nuk ishte në dijeni se ai akoma ishte duke u takuar me partnerin e tij mashkull, Ramon ‘Mona’ Colada, 30 vjeç.
Kur ajo zbuloi se Garay kishte pasur një marrëdhënie homoseksuale, Garay i tha se lidhja e tyre kishte marrë fund, por të dy burrat vazhduan ta shohin njëri-tjetrin.
Por kur Colada mësoi për romancën e re të partnerit të tij me një femër, u tërbua dhe nga xhelozia e sulmoi gruan me acid në fytyrë, duke bërë që ajo të humbte shikimin. Sulmi ka ndodhur në Filipine.





