Woody Harrelson ka folur për mënyrën sesi u detyrua të pijë marijuanë për të duruar një darkë të tmerrshme me Donald Trump dhe gruan e tij Melania. Harrelson ka folur për darkën e vitit 2002, dhe zbulon se si arriti në përfundimin se Trump, ishte narcist.

Harrelson tregon gjithashtu se si Presidenti aktual mbizotëroi bisedën gjatë gjithë darkës që zgjati dy orë e gjysmë. Duke folur për Esquire, 58-vjeçari tha:

“Kështu që të gjithë u takuam në "Trump Tower", u ulëm. Melania ishte aty dhe atë kohë ajo nuk ishte zyrtarisht gruaja e tij. Dhe ishte, më lejoni t’ju them, një darkë brutale. Dy orë e gjysmë”. Mbrëmja ishte aq e keqe sa që aktori i Hollivudit pretendon se ishte i detyruar të dilte jashtë dhe të pinte hashash, në mënyrë që të duronte më shumë andrallat e Trumpit.

“Më erdhi keq, unë u detyrova të dilja jashtë dhe të pija një cigare marijuane para se të kthehesha te monologu monopol. Kam ardhur përmes Hollywood-it, kështu që kam parë narcistë. Ky djalë ishte përtej kufijve. Më iku truri”, vazhdon të tregojë, ku shton se ndjeu keqardhje për gruan e ardhshme të Trump, Melania, e cila u përjashtua plotësisht nga biseda për darkën që përfshinte edhe Guvernatorin e atëhershëm të Minesotës, Jesse Ventura.

“Tani, në një tryezë të ndershme me katër persona, secili person ka të drejtën e 25 përqindshit të bisedës, apo jo? Unë do të thoja që Melania mori rreth 0,1 përqind. Unë kam marrë rreth 1 përqind. Dhe guvernatori, mori rreth 3 përqind. Trump mori pjesën tjetër”, tha Harrelson.