Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal në fshatin Hormovë në Tepelenë.
Mësohet se zjarri ka rënë gjatë natës në lokalin në pronësi të shtetasit R.E. e për pasojë janë djegur disa tavolina dhe karrige.
Policia ka kryer veprimet procedurale dhe nga hetimet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.





